Të premten Këshilli Bashkiak i Himarës voton për drejtuesin e ri, Gjikuria: Nëse do ketë tensione, tërhiqem nga gara

Të premten në Këshillin Bashkiak të Himarës pritet të mbahet mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të ri të komanduar, pas dorëheqjes së Blerina Balës. Gara do jetë mes dy nënkryetarëve Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.
Kujtojmë që në mbledhjen e 29 marsit të Këshillit Bashkiak të Himarës, Pervin GJikuria hoqi dorë nga gara me Balën, duke i qëndruar nevojës për një proces të paqtë që të mos cenonte sezonin turistik.
I kontaktuar nga Report Tv për mbledhjen e së premtes të Këshillit Bashkiak ku pritet të zgjidhet kryetari i ri, Gjikuria thotë sërish se nëse situata do të jetë e tensionuar dhe do të ketë zhurma si proces, ai sërish do të heqë dorë, pasi rëndësi ka një sezon i mbarë që nuk cenohet nga situata politike.
“Vonesat në vendimmarrje në këtë fazë të sezonit turistik nuk do i shërbenin Himarës”, tha Gjikuria./m.j
#Të #premten #Këshilli #Bashkiak #Himarës #voton #për #drejtuesin #Gjikuria #Nëse #ketë #tensione #tërhiqem #nga #gara
Java News