Zgjimi nga koma/ Avokati Mëngjesi niset drejt Greqisë? Kërkesa e familjarëve drejtuar mjekëve të Spitalit të Traumës

Avokati Sokol Mëngjesi mund të niset për trajtim më të specializuar drejt Greqisë. Kjo është kërkesë e shprehur nga familjarët e tij, të cilët duan ta nisin avokatin drejt vendit fqinj drejt një spitali të specializua.
Burime për TCH bëjnë me dije se kërkesa e familjarëve i është drejtuar ekipit të mjekëve të Spitalit të Traumës, ndërsa ende nuk dihet se çfarë vendimi do merret.
Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është përmirësuar disi, pas gjashtë ditësh që qëndron në koma.
Skaneri që u bë sot tregon gjendje të stabilizuar. Ka nisur sot tentativa për ta zgjuar duke ulur medikamentet që e mbajnë në gjumë, por ky proces pritet të zgjasë.
Shefi i shërbimit te neurokirurgjisë Prof. Fatos Olldashi i kontaktuar nga Top Channel konfirmoi gjendjen shëndetësore të avokatit./m.j
#Zgjimi #nga #koma #Avokati #Mëngjesi #niset #drejt #Greqisë #Kërkesa #familjarëve #drejtuar #mjekëve #të #Spitalit #të #Traumës
Java News