“Përplasja” Osmani – Gërvalla, MPJD-ja thyen heshtjen

Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donika Gërvalla, deklarimet e Presidentes Osmani në lidhje me letrën që Gërvalla-Schwarz ia nisi Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Një përgjigje të tillë e kanë dhënë për TV Dukagjinin kabineti i ministres së Jashtme.
“Më lejoni t’iu informoj që MPJD e ka të pamundur t’iu përgjigjet në pyetje që bazohen tërësisht në spekulime dhe thashetheme. Me kënaqësi jemi në dispozicionin tuaj për pyetje, të cilat janë në kompetencat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka deklaruar Leutrim Sahiti nga Zyra e MPJD-së.
Në një deklaratë gjatë së mërkurës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se nga letra e dërguar nga kryediplomatja, Donika Gërvalla, e ka rrëzuar ofertën e nënshkruar nga tre liderët institucional që nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes me Beogradin nga Kosova.
#Përplasja #Osmani #Gërvalla #MPJDja #thyen #heshtjen
gazetablic.com