Sport
Triumfi i 15 në Champions, sheshi ikonik i Madridit pushtohet nga tifozët

Mijëra tifozë të Realit u mblodhën në sheshin kryesor të Madridit për të festuar triumfin e 15 në Champions.
Sheshi ikonik Cibeles ishte pika e takimit për fansat entuziastë, ku thirrjet dhe këngët për skuadrën u shoqëruan me spektakël flakadanësh.
Një festë e merituar, për mbështetësit që janë mësuar të gëzojnë sukseset e mëdha të ekipit të zemrës. Në Madrid askush nuk fjeti. Të gjithë presin paradën e fituesve të skuadrës, që në autobusin e zbuluar do të shpalosë dy trofetë e këtij sezoni: titullin kampion në Spanjë dhe Champions-in.
#Triumfi #në #Champions #sheshi #ikonik #Madridit #pushtohet #nga #tifozët
Java News