Aktualitet
Deri në orën 09:00, më shumë se 1 mijë persona kanë votuar në Preshevë

Nga ora 07:00 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal.
Deri në orën 09:00 në Preshevë kanë votuar 1 mijë e 456 qytetarë, apo 3.5 për qind.
Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Alban Mehmeti ka njoftuar se numri i përgjithshëm i votuesve me të drejtë vote është 43 mijë e 450.
Mehmeti deklaroi për Teve1 se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, dhe nuk ka pasur asnjë parregullsi.
Deri më tani, sipas tij, i gjithë procesi është duke u realizuar me rregulla.
#Deri #në #orën #më #shumë #mijë #persona #kanë #votuar #në #Preshevë
gazetablic.com