Aktualitet
Kush është Mellstroy, “Youtuberi” që ofroi 300 mijë euro për këdo që futet në fushë në finalen e Champions League!

Finalja e Ligës së Kampionëve u ndërpre herët për shkak të dy tifozëve që u futën në fushë.
Nëse shikoni fotot e të dytit – mund të shihni se ai vesh një bluzë që lexon Mellstroy, shkruan Sport.
Siç rezulton, Mellstroy është një “Youtuber” nga Bjellorusia që u ofron njerëzve para të mëdha për të bërë sfida të rrezikshme ose budallaqe.
Sa i përket tifozit që u fut në fushë, Mellstroy duhet t’i dhurojë 300,000, pasi Youtuberi premtoi se do ta paguante këtë shumë për këdo që do të futej në fushë gjatë finales duke veshur bluzën e tij.
Tifozi i parë ishte gjithashtu i veshur me një bluzë të Mellstroy.
#Kush #është #Mellstroy #Youtuberi #që #ofroi #mijë #euro #për #këdo #që #futet #në #fushë #në #finalen #Champions #League
gazetablic.com