Aktualitet

Rama ndan pamjet: Durrësi do të marrë pjesë në spektaklin e Marinës Ushtarake Italiane

Kryeministri Edi Rama thotë se Durrësi do të përfshihet në Xhiron e Italisë të Garave me Vela.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri bën me dije se qyteti i Durrësit është futur në listën e garave të këtij aktiviteti të madh të sporteve ujore italiane, i cili organizohet nga Marina Ushtarake e vendit fqinj.

“Mirëmëngjes dhe me Durrësin që këtë vit përfshihet në Xhiron e Italisë me vela, duke u bërë pjesë e një spektakli tradicional të Marinës Ushtarake Italiane”, shkruan Rama krahas videos që ka publikuar.

Gara e Italisë e Varkave me Vela është një nga sportet më popullore e tradicionale që jo vetëm tërheq të pasionuarit pas sporteve ekstreme ujore, por edhe promovon fuqishëm pikat e shumta turistike të bregdetit italian.

Aktiviteti do të zhvillohet nga data 16 qershor deri më 21 korrik 2024, njofton Marina Ushtarake Italiane.

/a.r

#Rama #ndan #pamjet #Durrësi #të #marrë #pjesë #në #spektaklin #Marinës #Ushtarake #Italiane
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button