“Po bëja shaka”, publikohen pamjet e ambasadorit britanik duke i drejtuar armën punonjësit, shkarkohet menjëherë

Ambasadori britanik në Meksikë ka reaguar pas shkarkimit të tij nga detyra të premten, pasi i drejtoi armën një punonjësi të ambasadës.
Jon Benjamin u shpreh se e gjitha ishte një shaka, por duket se ka qenë ‘pa kripë’. Tashmë në rrjetet sociale është shpërndarë videoja në fjalë, duke u bërë menjëherë virale.
Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi teksa ambasadori ishte në një vizitë zyrtare në qytetet Durango dhe Sinaloa, qytete të njohura për influencën e karteleve të kokainës.
Sipas raportimeve, arma ka qenë e një prej shoqëruesve, ndërsa ambasadori është duke “bërë shaka” me armën në dorë.
Ambasadori u emërua në Meksikë në vitin 2021 dhe mandati i tij pritej të mbaronte në vitin 2024. Ai ka përfaqësuar më parë Qeverinë Britanike në Kili, Gana, Turqi, Indonezi dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë karrierës së tij 35-vjeçare në shërbimin diplomatik./m.j
#bëja #shaka #publikohen #pamjet #ambasadorit #britanik #duke #drejtuar #armën #punonjësit #shkarkohet #menjëherë
Java News