Aktualitet

Fluks turistësh vendas e të huaj në Berat, i tërheq historia e arkitektura

Berati vijon të jetë një destinacion i preferuar nga turistë shqiptarë e të huaj. Historia e arkitektura mbeten arsyet kryesore pse turistët vizitojnë Beratin, por interes shfaqin dhe shkollat e ndryshme, të cilat vijojnë ekskursionet në Berat.

Të ardhur nga krahina të ndryshme, ata vizitojnë zonat më interesante të qytetit, por pa harruar dhe 2 lagjet muze, Mangalem dhe Goricë.

Gjithashtu, numri i rezervime në muzeun Onufri ka pësuar një rritje të ndjeshme, fakt të cilin e konfirmon dhe vetë drejtori i Muzeut Kombëtar Ikonografik Onufri.

“Muzeu ikonografik Onufri që është pjesë e qendrës muzeore Berat është duke njohur një fluks të jashtëzakonshëm vizitorësh, në momentin që flasim nga një janari i këtij vitit deri në momentin që flasim janë mbi 23 mijë vizitorë, qe i bie gati dyfishi i vizitorëve për të njëjtën periudhë të vitit për vitin 2023”, thotë Miklor Pasku, Drejtor i muzeut ikonografik “Onufri”

Në qytetin e 1 mbi 1 dritareve nuk mund të mungojnë as turistët e huaj.

“Po më pëlqen Shqipëria, është shumë e bukur. Në këtë vend shtëpitë sesi janë ndërtuar, janë origjinale. Mbas disa vitesh, do kthehem për të parë ndryshimet”, shprehet një turiste.

Në 2023-in Berati u vizitua nga 800 mijë turistë, rekord i cili pritet të thyhet përgjatë këtij viti.

#Fluks #turistësh #vendas #të #huaj #në #Berat #tërheq #historia #arkitektura
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button