Sport

EURO 2024, Gjoka: Duhet t’i japim besim Sylvinhos

Trajneri Ernest Gjoka thotë se Sylvinhos duhet t’i jepet besim, edhe pas përzgjedhjes që bëri me listën e lojtarëve të kombëtares që do të luajnë në kampionatin evropian, EURO 2024 në Gjermani.

Gjoka u shpreh se Shqipëria, e cila bën pjesë në grupin e ferrit, bashkë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, duhet që të vrasë frikën ndaj këtyre gjigantëve të futbollit.

“Ne duhet të vrasim frikën ndaj gjigantëve të futbollit. Jo me patjetër të themi ne do rrahim, Spanjën, Italinë. Ne do shkojmë ta provojmë. Problemi është që ne duhet të japim maksimumin. Gara jonë më e madhe do të jetë pas Evropianit. Në futboll nuk ka, unë do fitoj, por do e provoj. Për gjendjen fizike ë lojtarëve nuk mund ta dimë. Pasi bëhen testet fizike. Ky selektor ka bërë më të mirën e mundshme të kësaj kombëtareje. Ai solli një lojtar si Asani, pati sukses. Edhe pse Asani nuk ka luajtur rregullisht, e ka mbajtur. Përzgjedhja e këtij trajneri është çështje individuale. Përzgjedhja e listës, ne e kemi të qartë. Duhet t’i japim besim trajnerit. Kjo është çështja”, theksoi ai në ABC News.

#EURO #Gjoka #Duhet #japim #besim #Sylvinhos
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button