Life Style

Rikthehet Demi Moore, skena nudo në filmin e fundit

Në moshën 61-vjeçare Demi Moore ende dëshiron të guxojë. Këtë bëri me filmin e saj të fundit, “The Substance”, i prezantuar në Festivalin e Filmit në Kanë, ditët e fundit, dhe që e sheh rikthimin e saj në një rol të rëndësishëm, që për disa kritikë është edhe “ndër më të mirët e karrierës së saj”. Një horror feminist i drejtuar nga Coralie Fargeat që tallet me emblemën e bukurisë në Hollywood dhe ku Demi Moore xhiroi një skenë nudo, sikurse edhe protagonistja tjetër e filmit, Margaret Qualley. Prania e koleges së saj e ndihmoi atë të ndihej e qetë gjatë xhirimeve të skenës.

“Ishte një përvojë që më bëri të ndihesha e pambrojtur. Për fat të mirë Margaret ishte pranë meje, një person që ishte një partnere e shkëlqyer me të cilën ndihesha shumë e sigurt”, shpjegoi Demi në konferencën për shtyp.

Protagonistja e historisë është Elizabeth Sparkle (Demi Moore), një aktore e harruar e Hollivudit, e cila pasi u pushua nga spektakli i gjimnastikës që drejtonte pasi mbushi 50 vjeç, kthehet në tregun e zi për një serum rinovues eksperimental misterioz të njohur si “Substanca”. Pasi e ka injektuar veten me “Substancën”, ajo zbulon se ajo funksionon ndryshe nga sa e imagjinonte. Nga trupi i saj lind një version më i ri dhe më i bukur i vetes, i quajtur Sue (Margaret Qualley), përmes partenogjenezës. Por kjo ka rregulla që duhen ndjekur: dy femrat do të duhet të alternojnë çdo javë, njëra do të jetë në letargji dhe tjetra e lirë për të udhëtuar nëpër botë, e mbështetur fizikisht nga e para.

Në këmbim, Elizabeth do të jetë në gjendje të rijetojë rininë e saj dhe të gjitha përfitimet e saj, duke perceptuar në gjendjen e letargjisë gjithçka që Sue do të perceptojë. Fillimisht, gjërat duket se funksionojnë, por Sue bëhet gjithnjë e më rebele dhe vendos të “qëndrojë zgjuar” përtej kufirit të vendosur, duke filluar të thajë gjakun e Elizabeth-it.

Në Kanë filmi mori një ovacion të vërtetë, me mbi dhjetë minuta duartrokitje. Sado i qartë të jetë mesazhi, Demi Moore dhe protagonisti mashkull, mohojnë se është një film kundër burrave.

“Është një film që tallet me perspektivën mashkullore të gruas ideale. Por ne nuk jemi kundër burrave: ne jemi kundër budallenjve”, tha Moore në konferencë.

#Rikthehet #Demi #Moore #skena #nudo #në #filmin #fundit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button