Aktualitet

Pamje: Goditet grupi kriminal, momenti kur policja civile i kap në flagrancë katër kosovarët

Dhjetë armë zjarri të llojit pistoletë janë sekuestruar nga policia gjatë operacionit “Transportuesi 2”, ku është goditur një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Tiranë.

Katër persona janë arrestuar, njoftoi sot Policia e Shqipërisë.

“Gjatë operacionit, në vendparkimin e një terminali autobusësh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 28 vjeç, B. Sh., 20 vjeç, E. Th., 25 vjeç, dhe M. K., 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë. Shtetasi B. K. dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin E. Th., një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi B. K., në bashkëpunim me shtetasin M. K., kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itinerarit. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.”

Kosovarët e arrestuar dyshohet se kishin organizuar trafikun e armëve dhe kishin për qëllim shitjen e tyre në vlerat një mijë e 500 deri në tre mijë euro.



#Pamje #Goditet #grupi #kriminal #momenti #kur #policja #civile #kap #në #flagrancë #katër #kosovarët
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button