“Ku është djali, nuk është gjallë ai”- Nëna e traumatizuar kërkon djalin pas aksidentit, alivanoset!

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.
Raportohet se një mjet tip “Ford” që drejtonte Fabjol Ibraliu ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave.
Top Channel raportoi mbrëmjen e djeshme se forcat e kërkimeve mbërritën në vendngjarje për të gjetur drejtuesin e mjetit, i cili nuk dihet se ku është dhe as mëngjesin e sotëm nuk ka asnjë shenjë prej tij.
Policia dhe zjarrfikësit kanë kërkuar deri në orën 4 të mëngjesit, por pa asnjë rezultat.
Në një video të publikuar, shihet nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, i cili kërkon të birin dhe pyet ku është i biri.
Mes të bërtimave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur.
#është #djali #nuk #është #gjallë #Nëna #traumatizuar #kërkon #djalin #pas #aksidentit #alivanoset
gazetablic.com