Haradinaj: Pa një rezolutë të OKB për gjenocidin në Kosovë, e vërteta dhe drejtësia mbeten përgjysmë!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “pa një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, për krimet e gjenocidin në Kosovë, e vërteta dhe drejtësia për mijëra viktima, mbeten përgjysmë”
Haradinaj në reagimin e tij thotë se autorët e krimit dhe gjenocidit duhet të marrin dënimin.
“Varrezat masive, masakrat, ekzekutimet e mijëra qytetarëve, dhunimet dhe përndjekja e një milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, s’mund të kenë emër tjetër përpos gjenocid” shkruan Haradinaj.
Ai tutje shprehet se Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, është një hap i madh i pranimit të së vërtetës për mizoritë serbe në Bosnje.
Postimi i plotë:
#Haradinaj #një #rezolutë #të #OKB #për #gjenocidin #në #Kosovë #vërteta #dhe #drejtësia #mbeten #përgjysmë
gazetablic.com