Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një person si të dyshuar për një rast të tentativës për vrasje më 26 prill në Ferizaj.
“Ferizaj / 26.04.2024 – 23:30. Pas hetimeve intensive të zhvilluara në lidhje me rastin, më 16.05.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më 26 prill, dy burra kishin pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga disa persona.
Njëri nga të lënduarit është liruar nga QKUK-ja dhe është dërguar në mbajtje.
“Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë, së datës 27 prill 2024.
#Arrestohet #një #dyshuar #për #tentim #vrasje #në #Ferizaj
gazetablic.com