Aktualitet

Krasniqi thirrje qytetarëve të regjistrohen: Proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk janë regjistruar akoma, që ta bëjnë këtë në këto dy ditë sa kanë mbetur.

Krasniqi ka bërë me dije se ai dhe familja e tij tashmë janë regjistruar, derisa ka thënë se ky është një process jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

“Përmes regjistrimit të popullsisë, ne do të dijmë saktë se sa janë dhe ku jetojnë qytetarët tanë anekënd vendit – por edhe në mërgatë. Do të kemi shumë të dhëna të vlefshme, mbi të cilat do të mund të planifikojmë efektivisht politika zhvillimore për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim, nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat. Andaj, nëse ende s’e keni bërë, ju ftoj që të shfrytëzoni edhe këto dy ditë të mbetura për t’u regjistruar”, ka shkruar Krasniqi.



#Krasniqi #thirrje #qytetarëve #të #regjistrohen #Proces #jashtëzakonisht #rëndësishëm #për #të #ardhmen #vendit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button