Aktualitet

OKB: 450 mijë njerëz u larguan nga Rafah që nga 6 maji

Agjencia e OKB-së përgjegjëse për ndihmën humanitare në Gaza tha se rreth 450 mijë persona janë larguar nga Rafah gjatë javës së kaluar.

Njerëzit po largohen nga Rafah pas thirrjeve izraelite për evakuim përpara një ofensive të madhe tokësore të planifikuar, shkruan CNN.

“UNRËA vlerëson se gati 450 mijë njerëz janë zhvendosur me forcë nga Rafah që nga 6 maji. Njerëzit përballen me lodhje të vazhdueshme, uri dhe frikë. Askund nuk është i sigurt. Një armëpushim i menjëhershëm është shpresa e vetme”, postoi agjencia në X.



#OKB #mijë #njerëz #larguan #nga #Rafah #që #nga #maji
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button