Aktualitet
Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar pasi ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Policia njofton se ai është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtëne me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës me gas si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe 11 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Blic/
#Gjuajti #armë #në #aheng #familjar #arrestohet #nga #Policia
gazetablic.com