Aktualitet

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, Osmani viziton ushtarët amerikanë që shërbyen në kohën e sulmit në Banjskë

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, në kohën e sulmit në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar.

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, ka thënë se ishte mesazhi që dëgjoi nga ta.

Ajo ka thënë se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar.Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës” shkruan Osmani në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:



#Ishim #të #gatshëm #japim #jetën #për #mbrojtur #Republikën #Kosovës #Osmani #viziton #ushtarët #amerikanë #që #shërbyen #në #kohën #sulmit #në #Banjskë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button