Xabi Alonso: Roma na eliminoi vitin e kaluar, kështu që do ta përdorim këtë gjë për të shkuar në finale

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka folur para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League kundër Roma-s, të planifikuar për t’u luajtur të enjten në orën 21:00 në “BayArena”.
“Aspirinat” fituan me rezultatin 2-0 në “Olimpico” janë disi më komodë se “verdhekuqtë” e Italisë, megjithatë trajneri i skuadrës gjermane deklaron në konferencën për mediat se ekipi i tij duhet të kujtoi se vitin e shkuar u eliminuan nga ky kundërshtar dhe nuk duhet ta lejojnë që diçka e tillë të ndodhë sërish.
“Do të jetë një super ndeshje, me një super atmosferë. Është një gjysmëfinale evropiane, një rast i mrekullueshëm për ne. Më kujtohet se si na pritën tifozët vitin e kaluar ishte e pabesueshme. Ne nuk e kemi harruar dhimbjen vitin e kaluar, kur Roma na eliminoi, do të duhet ta përdorim këtë dhimbje për të shkuar në finale dhe për gëzuar së bashku me tifozët tanë në fund të ndeshjes”-tha fillimisht spanjolli.
#Xabi #Alonso #Roma #eliminoi #vitin #kaluar #kështu #që #përdorim #këtë #gjë #për #të #shkuar #në #finale
gazetablic.com