Gjokutaj: Mafia e tokave në bregdet dha urdhrin për arrestimin e Belerit, Rama është ekzekutuesi i këtij arresti

Avokati i njohur Genc Gjokutaj, i cili është dhe kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për anëtar në Këhsillin Bashkiak të Tiranës ka komentuar arrestimin e kandidatit për kryetar të bashkisë së Himarës Fredi Beleri, me akuzën e shit-blerjes së votës.
Përmes rrjeteve sociale, Gjokutaj thotë se kryeministri Rama është ekzekutori i këtij arresti, ndërsa shton se urdhër-dhënëse është Mafia e tokave të grabitura në bregdet dhe pastruesit e parave me to!
“Kandidati për kryetar Bashkie në Himarë, Fredi Beleri, është arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve!
Kryeministri është ekzekutori i këtij arresti!Urdhër-dhënëse është Mafia e tokave të grabitura në bregdet dhe pastruesit e parave me to!
Prandaj më 14 Maj e gjithë Himara në votime për të shpëtuar veten dhe të gjithë Shqipërinë!”, shprehet Genc Gjikutaj.