Aktualitet
Regjistrohet tërmet në Maqedoni të Veriut

Në Shkup rreth orës 01:39 pas mesnatës është regjistruar tërmet me magnitudë 1.9 shkallë.
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, pas mesnatës së datës 04.05.2024 në ora 01:39, ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit i përket zonës së epiqendrës së Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit ML 1.9.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
#Regjistrohet #tërmet #në #Maqedoni #të #Veriut
gazetablic.com