Aktualitet

Dy persona tentuan ta djegin me benzinë një shkollë në Prishtinë

Të premten në Prishtinë, dy persona të maskuar kanë tentuar të hedhin lëndë djegëse në një shkollë të Prishtinës, për t’ia vënë zjarrin, njofton Klankosova.tv

Të dyshuarit të maskuar kanë thyer dritaren e objektit të shkollës.

Pasi janë hetuar nga personeli i shkollës, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, shkruhet në raportin e Policisë.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.



#persona #tentuan #djegin #benzinë #një #shkollë #në #Prishtinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button