Ish futbollisti i Liverpool: Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë

Polemika mes Salah dhe Jurgen Klopp, gjatë ndeshjes mes Liverpoolit dhe West Hamit, po vazhdon të diskutohet.
Graeme Souness, legjenda e Liverpool-it , nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kritikonte ashpër egjiptianin: “Ai duhet të ketë qenë i zemëruar që nuk e nisi ndeshjen kundër West Ham javën e kaluar. Mendoj se situata me Jurgen Klopp ishte një reagim ndaj faktit që ai kishte vetëm 10 minuta në fund. Ai po kërkonte më shumë minuta”, tha ish-lojtari i Reds në podcastin Three Up Front.
Ish-mesfushori skocez shkon edhe më tej dhe deklaroi: « Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë! Edhe para asaj ndeshjeje, sa herë që Klopp e zëvendësonte, ai nuk ishte kurrë i lumtur”. Pavarësisht fjalëve të ashpra, Souness konsideron se ky fakt nuk është tamam negativ: «Kështu duam nga lojtarët tanë. Nëse i zëvendësojmë me dy gola të shënuar, ata mund të duan të qëndrojnë për të shënuar një të tretë”.
/ Sport/
#Ish #futbollisti #Liverpool #Salah #është #lojtari #më #egoist #që #kam #parë #ndonjëherë
gazetablic.com