Aktualitet
Rohde për marrëveshjen 90 milionëshe: Nënvizon përkushtimin e fortë për të mbështetur Kosovën

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka shkruar në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Gjermaniës, e cila është me vlerë prej 90 milionë eurosh.
Rohde përmes një postimi në “X” ka thënë se kjo nënvizon përkushtimin e fortë për të mbështetur Kosovën.
“Negociatat e suksesshme të qeverisë mes Kosovës dhe Gjermanisë përfunduan dje, rezultojnë në një mbështetje prej 90 milionë eurove për Kosovën për dy vitet e ardhshme, nga të cilat 20 milionë euro janë grante. Kjo nënvizon përkushtimin tonë të fortë për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rohde.
#Rohde #për #marrëveshjen #milionëshe #Nënvizon #përkushtimin #fortë #për #të #mbështetur #Kosovën
gazetablic.com