Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se Kosova ishte “e bekuar” që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt e eurodeputetë që na qëndruan pranë.
“Ata pamëshirshëm mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.
Ajo i ka falënderuar të gjithë eurodeputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës, duke shtuar se do të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë rrugë siç është shprehur ajo “të papenguar”.
#Osmani #falënderon #deputetët #evropianë #për #mbështetjen #ndaj #Kosovës
gazetablic.com