Aktualitet

“Shtojmë 6 stacione policore dhe 100 efektivë”, Balla: Jemi kampionë të turizmit në Ballkan

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij gjatë aktivitetit për mbarëvajtjen e sezonit turistit, bëri me dije se rritja e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri, ka nxitur nevojën për shtimin e 100 punonjësve të policisë në Komisariatin e Rinasit.

“Balla theksoi se në 3 muajt e parë të vitit 2024, kanë hyrë nga Rinasi 900 mijë pasagjerë më shumë se e njëjta periudhë krahasuar me një vit më parë.

Aeroporti Nënë Tereza, porta më e madhe hyrëse e turistëve në Shqipëri, gjatë3-mujorit të parë të 2024, raporton 900 mijë pasagjerë më shumë se viti i kaluar.

Ndërsa presim nesër të mbyllim dhe të kemi edhe shifrat e prillit, shifra do shkojë përtej çdo pritshmërie. Bashkë me drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit do na duhet të shtojmë 100 punonjës policie në komisariatin e Rinasit për të përballuar fluksin.

I njëjti trend rritje raportohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. I kam kërkuar çdo punonjësi të policisë së shtetit në këto pika kalimi ta shohë veten si kontakti i parë por dhe i fundit i vizitorëve të huaj me Shqipërinë.

Shifrat e katër muajve të parë të 2024 shërbejnë për të na dëshmuar se turizmi në Shqipëri po bëhet gjithëvjetor”, tha Balla.

Ky i fundit theksoi se Shqipëria është kampione e Ballkanit për turizëm.

Vizioni ynë, ka në themelin e vet, pakthyeshmërinë e progresit të arritur në çdo fushë. Shqipëria, kampione e Ballkanit në turizëm. Kemi një plan masash në të gjithë territorin”, tha Balla.

Duke u ndalur te plani i masave me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik, ministri bëri me dije se pas pak ditësh do të ngihen 6 stacione policore, konkretisht në Theth, Valbonë, Tale, Gjirin e Lalzit, Palasë e Ksamil.

Pas pak ditësh do jenë gati dhe ngritur 6 stacione shtesë në zonat me fluks të shtuar turistik; do kemi stacion policie në Theth, Valbonë, Tale, Gjirin e Lalzit, Palasë e Ksamil.

Në Kalatën e Komanit vendoset një shërbim policie 24 orë për monitorimin për veprimtarinë me mjete lundruese në Liqenin e Koman.

Gjatë sezonit turistik do angazhohen me shërbim 1635 punonjës policie” përfudnoi ai.

/a.r

#Shtojmë #stacione #policore #dhe #efektivë #Balla #Jemi #kampionë #të #turizmit #në #Ballkan
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button