Trajneri i Sivaspor për Manajn: Një lojtar special

Në javën e 34-ët të Superligës turke, Rey Manaj ka arritur të shënojë një tjetër gol me vlerën e tri pikëve.
Nuk kanë munguar vlerësimet pas ndeshjes, sidomos nga trajneri i tij, Bülent Uygun, i cili e nisi konferencën pas ndeshjes kështu: “Jemi të lumtur që arritëm të marrim tri pikët.
E dinim që kundërshtari ynë ishte një ekip i mirë. Ne fituam në shtëpi. Ndoshta ata e merituan fitoren më shumë se ne.
Rey Manaj shënoi golin duke na dhënë 3 pikë dhe duke treguar dëshirën tonë për të shkuar në Evropë”.
Duke folur për performancën e Rey Manajt, Uygun tha:
“Rey Manaj godet topin sikur po vrapon me raketë. Ai ka një talent që ia ka dhënë Zoti dhe e godet topin shumë mirë.
Është një lojtar special, i veçantë dhe shumë e rëndësishme, por fatkeqësisht Manaj është i ekspozuar ndaj shumë faulleve në fushë”. Përgatiti Tema
#Trajneri #Sivaspor #për #Manajn #Një #lojtar #special
Java News