Aktualitet
Java Kulturore Ndërkombëtare, Veliaj: Ju pres në Sheshin “Skënderbej”, plot surpriza dhe stacione të reja

Tirana do të mikpresë ceremoninë zyrtare të hapjes së Javës Kulturore Ndërkombëtare.
Kryebashkiaku Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj feste në 1 Maj, ora 20:00 në Sheshin “Skënderbej”.
“Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre të tretë në Shqipëri, plot me surpriza dhe stacione të reja. Qytetet shqiptare janë gati të mikpresin kulturat e të tjerëve, të cilat vijnë me dëshirën për të përçuar vlerat dhe traditat e tyre e për të nxitur shkëmbimin kulturor dhe frymëzuar inovacionin. Ejani të bëheni pjesë e Hapjes Zyrtare të JKN2024”, shkruan Veliaj.
/a.r
#Java #Kulturore #Ndërkombëtare #Veliaj #pres #në #Sheshin #Skënderbej #plot #surpriza #dhe #stacione #të #reja
Java News