Aktualitet

Pas dy dështimeve vjen vendimi i papritur, Xavi bën prapakthehu, nuk largohet nga Barcelona

Barcelona nuk do të ketë nevojë për trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Trajneri Xavi Hernandez ka vendosur që të tërheqë vendimin për largim në fund të sezonit.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Xavi dhe drejtuesit e klubit kanë biseduar gjatë të mërkurën dhe ai vendosi të qëndrojë edhe për sezonin 2024-25, deri në fund të kontratës, pasi ka rënë dakord për një sërë kushtesh, edhe pse nuk dihet se cilat janë këto kushte.

Xavi dhe presidenti i klubit Joan Laporta kanë njoftuar se do të flasin për mediat të dielën, para ndeshjes kundër Valencias.

Vendimi është i papritur pasi Xavi kishte deklaruar se do të largohej në fund të sezonit, ndërsa vjen edhe pas dy dështimeve, eliminimit në Champions kundër Paris SG dhe humbjes në “El Classico” kundër Real Madrid, që praktikisht e nxori skuadrën e tij nga gara për titullin kampion.

/a.r

#Pas #dështimeve #vjen #vendimi #papritur #Xavi #bën #prapakthehu #nuk #largohet #nga #Barcelona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button