Mickoski: U dëgjova me Taravarin, i urova zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe qeveri të ardhshme
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e mbrëmshme për shtyp pas përfundimit të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, tha se pas publikimit të rezultateve të para ka kontaktuar me opozitën shqiptare, konkretisht me kqndidatin për president nga koqlicioni VLEN, Arben Taravarin.
Mickoski tha se i uroi Taravarit “qeveri të ardhshme në Maqedoni”.
“Para se të drejtohem para jush, u dëgjova me opozitën shqiptare, me z.Arben Taravarin, e urova për rezultatin dhe i dëshirova zgjedhje parlamentare të suksesshme dhe Qeveri të ardhshme në Maqedoni”, tha Mickoski.
Fronti Europian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) garoi me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme. Sipas rezultateve të para, ai është i treti me 81.748 vota apo 15.63 % të votave të fituara.
Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, mori pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit. Ai ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.
Më 8 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në RMV. Të njëjtën ditë mbahet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku për shef të shtetit do të garojnë kandidatja e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, e cila po prin bindshëm në garë, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i renditur i dyti.
#Mickoski #dëgjova #Taravarin #urova #zgjedhje #të #suksesshme #parlamentare #dhe #qeveri #të #ardhshme
gazetablic.com