Aktualitet

Shehi: SPAK duhet mbështetur. Sulmet e Metës, halle personale! Opozitës i duhet trajektore e re

‘Halle personale’ i quan deputeti, njëkohësisht kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi sulmet e kryetarit të Partisë së Lirisë ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv, Shehi thotë se qytetarët duhet të mbështesin Prokurorinë e Posaçme, (SPAK), pasi është i vetmi institucion në vend që ka guxuar të hapë dosjet për të korruptuarit.

“SPAK duhet të vazhdojë të punojë. I dimë defektet që ka drejtësia, elementet që janë vendosur aty, por SPAK është i vetmi që po punon. Do ta shohim deri ku do shkojë, por deri më tani ka bërë diçka. Drejtësia ka defekte të tjera, me dosjet, por me këto nuk merret njeri. Qytetarët kanë halle të tjera, jo do të hyjë në burg Meta. Ky është kurioziteti shqiptar.

SPAK duhet lënë i lirë, ata që e sulmojnë kanë halle personale. SPAK duhet mbështetur. Duhet të mbyllen edhe hallet e qytetarëve të tjerë, ajo është drejtësia e vërtetë. SPAK nuk ka bërë hata të madhe, por SPAK për herë të parë po hap disa dosje”, tha zoti Shehi, për gazetarin Arbër Hitaj.

Po ashtu, Shehi theksoi se çdo lëvizje që bën opozita, forcon pushtetin e qeverisë Edi Rama

“Rama qëndron në pushtet, sepse opozita ka këto krerë. Rama ka 11 vite në pushtet, nëse do të kishte vullnet do t’i kishte goditur këta krerë. Meta është president i Ramës, kryetar i parlamentit të Ramës, bashke qeveritar etj. Kush e bëri? Rama e bëri president të Shqipërisë, ka qenë i interesuar që këta njerëz të jenë aty.  T’i thotë elektoratit: Dëshironi këta njerëz, apo mua. I vetmi ortak që kanë të korruptuarit, kanë Ramën”, tha zoti Shehi.

Deputeti po ashtu komentoi propozimet për reformën zgjedhore, duke thënë se opozitarët e vërtetë janë ata që kërkojnë ndryshimin e kodit zgjedhor

‘Opozita e vërtetë është ajo që do të ndryshojë ligjin zgjedhor. Do të hapim listat, do zgjerojmë zonat elektorale. Ato që janë me këto ide janë opozitarët e vërtetë. Të tjerët janë kundërshtar, miq të Edi Ramës. Që favorizon Ramën. Sot për sot është kjo lloj linje. A janë të ndryshojnë ligjin zgjedhor.

Rithemelimi do atëherë të merret me interesat e vogla vetë, kush do hyjë tek lista kush do bëhet deputetë. Më shqetëson Edi Rama. Ka 12 vjet në pushtet, e tha dhe DASH. Ky është qëllimi. Nuk është qëllimi të bëhem deputet unë apo disa të tjerë. Prandaj kam dalë në vete. Dua që opozita shqiptare të bëjë një trajektore të re, ndryshe bëhet ky bipolarizmi PD-PS.’/m.j

#Shehi #SPAK #duhet #mbështetur #Sulmet #Metës #halle #personale #Opozitës #duhet #trajektore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button