Aktualitet

I frikësoheni arrestimit? Meta sulmon Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që i merret goja, jam aq i lumtur në lirinë time dhe…!

lir Meta në një konferencë në mediat në Shkodër ka lëshuar sërish akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. I pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta është shprehur se nuk ka frikë nga një prokuror që i merret goja dhe që merr urdhra nga qeveria.

“Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë.

Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër.”

I pyetur për një izolim të tij me ndërkombëtaret, Meta është shprehur se po shijon lirinë e tij duke takuar qytetarët të thjeshtë dhe jo ndërkombëtarë të kapur siç i quan ai.

“Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nëne Selvinë, me Ijen sot ne Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtarët e dinë që Ëngjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi”, shtoi ai.

Por gjatë konferencës në Shkodër, ai foli edhe për konventën e 27 Prillit, ku deklaroi se ka një program ambicioz me 5 shtylla kryesore të cilin do ta përqafojnë shqiptarët./m.j

#frikësoheni #arrestimit #Meta #sulmon #Dumanin #Nuk #druhem #një #prokurori #që #merret #goja #jam #lumtur #në #lirinë #time #dhe..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button