Ndihma/ SHBA: Paketa për Ukrainën përfshin sisteme që shkatërrojnë dronët dhe një sërë armatimesh ruse

Ndihma ushtarake për Kievin do të përfshijë jo vetëm sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot”, por edhe “sisteme që shkatërrojnë dronët, raketat e ngadalta dhe mjete të tjera me të cilat Rusia po përpiqet të sulmojë”.
Kështu tha nënsekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien, gjatë një takimi me gazetarët ukrainas në Kiev.
Në këtë mënyrë ai shpjegoi përmbajtjen e projektligjit amerikan, duke shtuar se Ukraina do ta marrë ndihmën “shumë shpejt” pas miratimit nga Kongresi. dhe nënshkrimin e Bidenit.
“Është ndihma që Kievit i duhet në fushën e betejës për të arritur sukses,”- shtoi ai, raporton Ukrainska Pravda./m.j
#Ndihma #SHBA #Paketa #për #Ukrainën #përfshin #sisteme #që #shkatërrojnë #dronët #dhe #një #sërë #armatimesh #ruse
Java News