Zeqiri optimist se do ta vazhdojë mandatin: Lista Serbe është e dështuar, po bën tërheqje taktike për të zhvilluar propaganda

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në edicionin special për zgjedhjet në veri në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk do të del në votime dhe se për të kjo është hera e parë që nuk merr pjesë në një proces zgjedhor.
“Është hera e parë që nuk do të dal në votime”, ka thënë Zeqiri.
Ai ka thënë se veprimet e Listës Serbe gjithmonë kanë qenë pengesë.
“Lista Serbe e di se ku është vet në realitet sa i përkët votës së qytetarit, por edhe raportin me qytetarin që e ka pasur dhe e ka. Lista Serbe për mua është e dështuar dhe vetë ata votues që ajo thirret se i përfaqëson, e di shumë mire se çfarë raporti ka me qytetarin”, ka thënë tutje kreyetari i Zubinb Potokut.
“Ajo kurrë realisht nuk është marrë me votën e qytetarëve…Tashmë ajo ka bërë një tërheqje taktike për të zhvilluar propaganda siç ajo di të bëj. Kështu që rezultat nuk do të ketë”, ka shtuar ai.
I pyetur se a beson që do të vazhdojë qeverisjen e tij në këtë komunë, ai u përgjigj duke thënë se është optimist se do të vazhdojë mandarin e tij deri në fund.
DnV: Interesim minimal i qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e votimit
#Zeqiri #optimist #vazhdojë #mandatin #Lista #Serbe #është #dështuar #bën #tërheqje #taktike #për #të #zhvilluar #propaganda
gazetablic.com