Aktualitet

Kanosi një person, shpallet në kërkim 29-vjeçari nga Burreli; në 2011 tentoi të merrte hak për gjakun e të atit

Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Burrelit, pasi ka kanosur një person.

Hulk Dedja ka tentuar të vrasë një person në një lokal në qytetin e Burrelit për motive të dobëta. Pas kanosjes ai është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim. 29-vjeçari është një person me precedent penal, pasi vite më parë ka tentuar të vriste për gjakmarrje, por la dy persona të plagosur.

Gjatë kontrollit që i është ushtruar në banesën e tij janë gjetur 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krehër kallashnikovi. 

Njoftimi i policisë:

Mat/Kanosi një shtetas për motive të dobëta, shpallet në kërkim 29-vjeçari.

29-vjeçari më precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjen dhe sekuestron 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit në rrugë operative se në një lokal në qytetin e Burrelit, një shtetas me precedent të theksuar kriminal kanoste një shtetas tjetër për motive të dobëta, menjëherë kanë shkuar në adresën e marrë. Shtetasi H.D., porsa ka parë shërbimet e policisë ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë shpallur në kërkim shtetasin H.D., 29-vjeç, banues në Burrel. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit H.D., si dhe të personave të tjerë që shoqëronin këtë shtetas, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Por kush është Hulk Dedja?

Në vitin 2011, Hulk Dedja ka tentuar të vrasë dy persona në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit. I ati i tij, Halit Dedja u vra në vitin 2010 në Tiranë. Aso kohe, vetëm 18 vjeç, Hulk Dedja në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli.

Mes fiseve Kolaj dhe Hulku ekziston një histori e gjatë hasmërie. Kolajt dyshohen të kenë ekzekutuar tre djem të familjes Dedja dhe babanë e tyre. Dedajt nga ana e tyre, dyshohen se kanë vrarë në shenjë hakmarrje, Haki Kolën, babain e Ismet Kolës dhe dy vëllezërit e tij, Fiqiri e Medi Kola.

Viktima më e fundit e hakmarrjes ka qenë babai i Hulkut, Haliti, i cili në Tiranë njihej si Donald Dedja. Ai u ekzekutua me armë zjarri më datën 16 dhjetor 2010, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë ish-uzinës “Enver” në Tiranë. Dedja, në vitin 1997 punonte si oficer policie për hetimin e krimeve, por në atë kohë, i vranë vëllain. Kjo e rëndoi emocionalisht punonjësin e policisë, i cili edhe për pak kohë punoi pranë FNSH-së. Pas disa vitesh atij i vrasin vëllain tjetër dhe babanë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button