Aktualitet
CNN: Izraeli informoi SHBA për sulmet ndaj Iranit, por nuk iu miratua përgjigjja!

Shtetet Bashkuara të Amerikës u infomuan për planet e Izraelit për të goditur, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të paidentifikuar disa media amerikane.
Si NBC ashtu edhe CNN kanë raportuar zyrtarë të paidentifikuar duke thënë se Izraeli i dha Washingtonit paralajmërim paraprak.
“Ne nuk e miratuam përgjigjen,” citoi CNN një zyrtar.
Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë dhënë ende ndonjë koment mbi sulmin e raportuar, për të cilin Irani thotë se përbënte vetëm disa dronë.
Irani nga ana tjetër ka hedhur poshtë raportet për një sulm raketor. Një zyrtar i Teheranit është shprehur se “lajmet e mediave amerikane nuk janë të vërteta”
/a.r
#CNN #Izraeli #informoi #SHBA #për #sulmet #ndaj #Iranit #por #nuk #miratua #përgjigjja
Java News