Aktualitet

Kërkohej për trafik droge, vihet në pranga 40-vjeçari nga Durrësi

Policia ka vendosur në pranga 40-vjeçarin Eduart Stafhasani pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Ai ishte dënuar me 12 vjet burg në mungesë dhe sot është kapur për t’u sjellë para drejtësisë.

Kanë qenë forcat e Posaçme Operacionale ato që e kanë vendosur në pranga ku si rezultat i kontrolleve në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, “për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, finalizoi operacionin e koduar “Local”.

Gjatë operacionit është lokalizuar dhe kapur shtetasi Eduart Stafhasani 40 vjeç, banues në Durrës.          

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.02.2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 5 muaj e 12 ditë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq,  materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

/a.r

#Kërkohej #për #trafik #droge #vihet #në #pranga #40vjeçari #nga #Durrësi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button