Aktualitet

Punimet në Rrugën e Arbrit, tre ditë bllokim të aksit

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të asfaltit ne Rrugën e Arbrit, do të ketë bllokim të përkohshëm të segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit.

Mbyllja e rrugës është planifikuar në datat 20, 22 dhe 23 Prill, prej orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 18:00.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në informon se rrugët alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë: rruga e vjetër kombëtare Tiranë-Peshkopi, si dhe rruga e fshatit Gurë i Bardhë, duke u futur përmes Urës së Shkallës që të çon te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas.

/a.r

#Punimet #në #Rrugën #Arbrit #tre #ditë #bllokim #të #aksit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button