Aktualitet

VIDEO/ Incidenti, presidentja e KE sulmohet nga një qytetar live

Një incident ka ndodhur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Teksa ajo po dilte në skenë gjatë një aktiviteti në Bruksel, një person e ka sulmuar atë, duke i thënë se ju jeni “kriminele”, raporton “Associated Press”.

Siç shihet edhe nga pamjet, presidentja e KE qëndron e qetë dhe dëgjon qytetarin, i cili më pas është larguar nga rojet e sigurisë.

“Zonja von der Leyen, jeni e arrestuar nga një qytetar. Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminele zonja von der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, ka thënë qytetari.

Von der Leyen ishte gati të mbante fjalimin e saj në Samitin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë në momentin kur ndodhi incidenti. Videoja e incidentit është hequr nga faqja e internetit e Komisionit Evropian.



#VIDEO #Incidenti #presidentja #sulmohet #nga #një #qytetar #live
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button