Aktualitet
“Kam me ju shkatërru nga i pari tek i fundit, me njerëz shtëpie e çfarë keni”/ Erjola shpërthen në kërcënime ndaj banorëve të BBV

Mbrëmja e djeshme pas prime-it është shoqëruar me debate të shumta mes banorëve.
Një prej tyre ishte dhe diskutimi mes Erjolës dhe Meritonit që çoi deri në përdorimin e kërcënimeve nga moderatorja.
Ajo madje në një moment nuk e mbajti veten duke ulëritur, aq sa bëri Franceskën të mbyllte veshët nga zhurma.
“Ik m`u zhduk se nuk dua të të shoh, se kam me ju shkatërru nga i pari tek i fundit, me njerëz shtëpie e ça keni, e pastaj ja hap derën vetë, kaq, kaqq,” thotë Erjola.
Ndërkohë nga ana tjetër Meritoni vë duart në kokë, me sa duket për situatën e krijuar./m.j
#Kam #shkatërru #nga #pari #tek #fundit #njerëz #shtëpie #çfarë #keni #Erjola #shpërthen #në #kërcënime #ndaj #banorëve #të #BBV
Java News