“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

Reshjet e mëdha si dhe përmbytjet krijuan skena apokaliptike në Dubai, dhe disa pamje i solli edhe vetë këngëtarja Adelina Tahiri e cila ka shkuar me pushime.
Siç raporton edhe BBC, reshjet e mëdha kanë goditur disa shtete të Gjirit, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në të gjithë rajonin e po ashtu edhe në Dubai.
Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri cila po qëndron atje tash e disa ditë, bashkë me burrin dhe fëmijët e tyre ka treguar për “pamjet apokaliptike” që sollën reshjet në Dubai.
Këto pamje që publikoi ajo në llogarinë e saj në Instagram, tregonin përmbytjet e mëdha e gjithashtu makinat të cilat ishin zhytur thellë në ujë.
Aeroporti i Dubait tha se fluturimet ishin devijuar përkohësisht, megjithëse kanë rifilluar më pas. /Telegrafi/
#Skena #apokaliptike #në #Dubai #Adelina #Tahiri #sjell #pamjet #nga #reshjet #dhe #përmbytjet #masive
gazetablic.com