Aktualitet
Kamioni përplaset me autobusin në Gjermani, 35 të plagosur, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Gjermaninë Lindore.
Një kamion është përplasur me një autobus, duke lënë 35 persona të plagosura, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, duke dërguar 3 helikopterë, ambulanca dhe forca të policisë për të ndihmuar plagosurit.
Sipas policisë, kamioni ka goditur njërën anë të autobusit dhe ka përpiqur të ndryshojë korsinë.
Ngjarja është nën hetim nga autoritetet gjermane për të zbuluar më shumë detaje rreth aksidentit.