VIDEO/Si mundet një program që nuk është për fëmijë, t’i përdorë fëmijët për surpriza dhe audiencë?

Me debate të forta ka nisur sonte Prime i Big Brother VIP Albania 3, ndërkohë që kryefjala ka qenë Jetmiri.
Gjatë spektaklit të sotëm, ai u shpreh se sipas tij, Egla ka shkelur çdo rregull duke e ofenduar dhe duke dalë jashtë rregullave, pasi ky është një program që ndiqet edhe nga fëmijët. Nga ana e saj, Egla u shpreh se e gjitha kjo është një skemë e Jetmirit, për të marrë vëmendje.
Këtu ndërhyri moderatori Ledion Liço, i cili iu përgjigj komenteve të Jetmirit.
“Nuk është dhe nuk ka qenë një program edukativ. Ky nuk është një program publik, por pay-tv, pra paguhet për transmetimin për t’u ndjekur nga të rriturit. Ka një paralajmërim për prindërit që të mos e ndjekin fëmijët e tyre sepse përmban gjuhë nga e të gjitha llojeve dhe ofendime.”
Por mesa duket, këtu produksioni po funksionon me dy standarte. Si ka mundësi që një program i tillë siç pretendon Ledioni që nuk ndiqet nga fëmijët, janë vetë fëmijët e konkurentëve, të cilët hyjnë në shtëpi për të suprizuar banorët?

Pa përmendur edicionet e kaluara, vetëm në këtë sezon, i cili është në mes të rrugëtimit të tij, kemi patur deri më tani hyrjen e më shumë se 5 fëmijëve minorenë në program.
Këtu përmendim djalin e Ervin Gonxhit, vëllain e Heidit, mbesën e Rikes, vajzën e Ledionës, vajzën e Ilnisës.

Vlen të theksohet se të gjithë fëmijët kanë hyrë në shtëpi pas orës 22:00, kohë kur presupozohet që ata të jenë në gjumë.
Ky orar përkon edhe me kulmin e audiencës së emisionit.
Po për këtë fakt, keni një përgjigje mister Liço?

#VIDEOSi #mundet #një #program #që #nuk #është #për #fëmijë #përdorë #fëmijët #për #surpriza #dhe #audiencë