Aktualitet

Meta e Kurti e mbështetin ish partinë e Gruevskit, VMRO mungon në Strasburg, ku duhet të votohet për Kosovën në APKE

VMRO-DPMNE në një vijë me Serbinë e Vuçiçit në raport me Republikën e Kosovës. Edhe pse Maqedonia e Veriut e ka njohur shtetësinë e Kosovës, VMRO duket se dëshiron të ngrijë marrëdhëniet me Prishtinën zyrtare dhe të kthehet drejt Beogradit zyrtar.

Sot, deputeti i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski, njëherësh nënkryetar i Mickoskit, nuk ka udhëtuar për në Strasburg, kur në Këshillin e Parlamentit të Bashkimit Evropian pritet të votohet anëtarësimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, shkruan gazeta KOHA.

Për në Strasburg kanë udhëtuar dy anëtarët tjerë të Maqedonisë së Veriut – deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, ndërsa mungon Nikollovski i VMRO-së.

Në një bisedë me gazetën KOHA, deputetja Bilalli Zendeli tregon se pasdite, rreth orës 16 fillon debati për Raportin dhe aplikimin e Kosovës si anëtare e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës, ndërkohe që rreth orës 20 duhet të votohet.

Në Bruksel, deputetja Bilalli Zendeli është me kolegun Kaevski, ndërsa mungon Nikollovski i VMRO-së. Dy të parët kanë paralajmëruar se do të votojnë PËR anëtarësimin e Kosovës në APKE.

Nga kabineti i Mickoskit për gazetën KOHA thonë se, mungesa e Nikollovskit dhe e zvëndesit të tij, Misajllovski, në Strasburg ndodhë për shkak të fushatës dhe jo për shkak se VMRO ka diçka kundër Kosovës.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut ka tre anëtarë në Këshillin e Parlamentit: Aleksandar Nikollovski i VMRO-së, Darko Kaevski i LSDM-së dhe Arta Bilalli Zendeli e BDI-së. Zëvendës të tyre janë Vllado Misajllovski, Fanica Nikollovska dhe Artina Qazimi.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës – një synim i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008 – do të nënkuptonte, mes tjerash, përfaqësimin e parlamentarëve të saj në Asamblenë Parlamentare të organizatës. Kosovarët, po ashtu, do të mund t’i paraqisnin rastet e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Vendi do t’i bashkohej edhe Unionit të Transmetuesve Evropianë, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së tij në garën vjetore të këngës, Eurovizion.

Nëse sonte në Strasburg – dy të tretat e parlamentarëve kombëtarë që përfaqësojnë 46 shtetet anëtare të organizatës, japin dritën e gjelbër, çështja do të kalojë para ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, saktësisht një muaj më vonë, dhe ata do ta marrin vendimin përfundimtar. VMRO eshte partia kryesore opozitare ne Maqedonine e Veriut per te cilen Ilir Meta beri thirrje shqiptarve ta mbeshtesin ne keto zgjedhje./m.j

#Meta #Kurti #mbështetin #ish #partinë #Gruevskit #VMRO #mungon #në #Strasburg #duhet #të #votohet #për #Kosovën #në #APKE
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button