Aktualitet
Policia jep detaje për vrasjen e gruas në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë.
Dyshohet se një burrë e ka vrarë gruan e tij.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia.
Zëdhënësi Driton Rugova, tha për Klankosova se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”.
“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha Rugova.
#Policia #jep #detaje #për #vrasjen #gruas #në #Pejë
gazetablic.com