Life Style

Më në fund! Rinisin xhirimet e vazhdimit të serialit ikonë shqiptar “Njerëz dhe fate”

Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” pritet që të rikthehet së shpejti për publikun. Ishte aktori Arben Derhemi ai i cili e dha lajmin nëpërmjet videos së parë nga sheshxhirimi. Derhemi ishte një nga iniciatorët e vijimit të telenovelës së famshme, ndërsa loboi edhe për fonde.
Aktori ka zbuluar herë pas herë detaje lidhur me rikthimin e serialit kaq të dashur për shqiptarët ‘Njerëz dhe fate’.

Më herët i ftuar në intervista të ndryshme televizive ai ka treguar se kasti i aktorëve do të jetë 80% i atyre që kanë qenë, duke filluar nga vetë ai, Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila madje do të filmohet në Amerikë, atje ku jeton. Arben Derhemi shtoi se si fillim do të ketë 15 seri të reja, pasi është një punë e madhe dhe duhet shumë investim. Xhirimet, sipas aktorit do të bëhen në Shqipëri e Kosovë.

‘Njerëz dhe fate’ është telenovela e parë shqiptare dhe drama që mbajti ‘mbërthyer’ të gjithë shqiptarët në vitet 2002-2003. Seritë sollën një nga një problemet më kryesore të atyre viteve në shoqërinë shqiptare, plagën e emigracionit, përfshirjen e të rinjve në trafikun e drogës dhe bandat si dhe prostituimin e vajzave adoleshente.



#Më #në #fund #Rinisin #xhirimet #vazhdimit #të #serialit #ikonë #shqiptar #Njerëz #dhe #fate

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button