Aktualitet

Mediat greke: Beleri zyrtarisht kandidat për eurodeputet, përçahet partia e Mitsotakis, ministri i Jashtëm kundër kryeministrit

Fredi Beleri zyrtarisht është kandidat për eurodeputet në Parlamentin e BE, nën siglën e partisë “Demokracia e Re”, drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

Mediat greke kanë konfirmuar se kryeministri grek, ka mbyllur listën me emrat e 42 kandidatëve, pjesë e të cilëve është edhe emri i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili është dënuar me 2 vite burg për veprën penale të blerjes së votave.

Kundër kandidaturës së Belerit janë është shprehur ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, sipas të cilëve vendosja e Belerit në listën e kandidatëve për eurodeputetë, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë.

Nga ana tjetër kahu ekstremit të djathtë tek konservatorët i përfaqësuar nga ministri i Shtetit Makis Voridhis ka këmbëngulur për kandidaturën e Fredi Belerit, pasi shohin se partia e ekstremit të djathtë dhe filoruse “Zgjedhja greke” ka dyfishuαr përqindjet e saj në sondazhet e fundit duke flirtuar me vendin e 4 nga 9 partitë parlamentare./m.j

#Mediat #greke #Beleri #zyrtarisht #kandidat #për #eurodeputet #përçahet #partia #Mitsotakis #ministri #Jashtëm #kundër #kryeministrit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button