Izraeli paralajmëron: Irani do ta paguajë në mënyrën dhe në kohën e duhur
Irani do ta paguajë në mënyrën dhe në kohën e duhur sulmin me dronë dhe raketa ndaj Izraelit.
Kështu u shpreh ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz duke folur për sulmin e Iranit ndaj Izraelit me dronë dhe raketa.
“Irani e pa fuqinë e sistemit izraelit të sigurisë”, theksoi Gantz duke ju referuar dëmit minimal që shkaktoi sulmi me dronë, pasi 99% e tyre u shkatërruan në ajër.
“Bota qëndroi qartësisht me Izraelin përballë rrezikut. Por kjo ngjarje nuk ka përfunduar. Është e nevojshme të ndërtohet një koalicion rajonal”, vijoi ministri izraelit.
“Përballë dëshirës së armiqve tanë për të na dëmtuar, ne do të vazhdojmë të bashkohemi dhe të bëhemi më të fortë”, u shpreh Gantz, i cili bëri me dije se kishte zhvilluar edhe një bisedë telefonike me ministren e Jashtme të Gjermanisë.
#Izraeli #paralajmëron #Irani #paguajë #në #mënyrën #dhe #në #kohën #duhur
Java News