Aktualitet

Turistët dhe emigrantët shtojnë numrin e pikave të këmbimit valutor

Turistët dhe emigrantët po shtojnë numrin e pikave të këmbimit valutor. Sasia përherë e më shumë në rritje e euros, dollarit apo paundit ata po sjellin çoi në 621 numrin e Exchange në vend. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim me 2022-shin, numri i zyrave të këmbimit të valutave u shtua me 52.

“Ndikim ka pasur edhe fakti se sot Zyrat e Këmbimit Valutor po shërbejnë jo vetëm si Exchange por edhe për dërguar e marrë para. Le të themi që po shërbejnë si “one stop shop”, u shpreh Dritan Vakaj, kryetar i Shoqatës së Këmbimit Valutor.

Pjesa më e madhe nga turizmi dhe eksportet, ndjekur nga investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve… vetëm nëpërmjet këtyre kanaleve në vend gjatë vitit të shkuar hynë gati 11 miliardë euro. Për aktorë të tregut valutor, shtimi i Ecxhange vjen edhe si pasojë e komisioneve të larta të bankave.

“Njerëzit duan tarifa të lira dhe këto i gjejnë te Exchange. Çdo boshllëk i krijuar nga sistemi bankar mbushet nga këto tipologji biznesesh”, tha Vakaj.

Po bashkë me shtimin e flukseve të valutave, rritet e rreziku i pastrimit të parave. Me këto ndryshime, pas kontrolleve u procedua me heqjen e licencave për 14 Exchange.

“Rreziku nga pastrimi i parave nuk është i përjashtuar kurrë. Në një mori juridiksionesh, përfshirë edhe Vlerësimin Kombëtar të Riskut që u miratua fund-vitin e shkuar, sektori financiar është më i theksuari për pastrimin e parave. Sepse në thelb ai është instrumenti kryesor për t’u përdorur si mjet pagese”, shtoi ai.

Vetëm vitin e shkuar, në 621 pikat e këmbimit valutor dhe bankat e nivelit të dytë u këmbyen gati 12 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë./A2CNN

#Turistët #dhe #emigrantët #shtojnë #numrin #pikave #të #këmbimit #valutor
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button